Kështu e pret në shtëpi mbesën e parë Merita Spahiu!

By

Këngëtarja e famshme e muzikës popullore, Merita Spahiu, është bërë gjyshe për herë të parë.

Këtë gëzim ia falën djali i saj, këngëtari Albatrit Muqiqi dhe nusja Egzona Brahimaj, e cila i dha jetë vajzës Amelias në fillim të kësaj jave.

Në familjen Muqiqi, Amelias i është organizuar një pritje fantastike me një festë private në familje, me dekorime, lule e ëmbëlsira.

Merita i është gëzuar shumë ardhjes së vajzës në shtëpi, duke e shfaqur gëzimin edhe publikisht. Në profilin e saj në Instagram ajo ka publikuar një fotografi të vogëlushesh ku shkruan: “Zemra e Gjyshes”. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm