Rita Ora nderohet me një çmim të madh në Kinë

By

Artistja me prejardhje shqiptare që tani ka famë botërore, Rita Ora, ka marrë çmimin si këngëtarja më e njohur ndërkombëtare në Kinë.

Në ngjarjen China Music Awards që është mbajtur në Hong Kong në mbrëmjen e së enjtes, Rita është nderuar me këtë çmim nga ky vend gjigant aziatik.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Rita përmes postimeve në rrjetin social Snapchat, ku shihet edhe duke mbajtur fjalimin pasi e ka pranuar çmimin. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm