Dyshimet që qarkullonin si fjalë tash e disa ditë u vërtetuan mbrëmë!
Djali i Presidentit Thaçi, Endriti i cili në tre-katër muajt e fundit u shndërrua befasishëm në një emër shumë të lakuar në mediat rozë ka nisur një lidhje dashurie me aktoren pejane Arta Nitaj, e njohur për rolin e saj në serialin ‘O sa mirë’.
Një postim ku bukuroshja shfaqte gjysmën e fytyrës së Endritit nuk i la hapësirë dilemave për të cilat Prive.al raportoi e para.
Por cili ishte shkaku i festës së dyshes mbrëmë?!
Prive.al nga burime të sigurta mëson se djali i Presidentit ka festuar mbrëmë ditëlindjen në një prej klubeve të kryeqytetit me rrethin e tij të familjarëve dhe miqve e ku për të parën herë edhe zyrtarisht, ai u shfaq përkrah aktores nën cilësinë e të dashurit të saj.
Mbetet të shihet se sa ditëlindje do të kalojnë dyshja së bashku, pas të parës së kaluar mbrëmë me njëri-tjetrin. /Prive.al/