Kohëve të fundit e kemi parë më rrallë në sete fotografike mirëpo kur është fjala për mikeshën e saj, Vjollca Llapashticën, gjërat nuk vihen në dyshim për bukuroshen Diana Avdiu.
Modelja e njohur i është rikthyer pozave përpara aparatit në Kosovë për të shfaqur më shumë nga koleksioni i ri i fustaneve të dizejnatores së njohur.
Në disa prej fotografive të para që i ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale, Diana shkëlqen në fustanet ngjyrë të kaltër.
Ndryshe, tendenca e këtij koleksioni duket të jetë inspiruar nga nuancat që i hasim në ëmbëlsira. /Prive.al/