Reperi i njohur nga Kosova, Blasta, aktualisht pjesë e Max Team, po punon me tërë qenien e tij në projekte të reja.
Pas projektit ‘Kesh’ të publikuar afro tre muaj më parë, Blasta ka gati produktin e ri të cilin natyrisht se do ta sjellë me videoklip.
Kënga dhe klipi janë punuar nga shtëpia menaxhuese e tij pra Max Team teksa tashmë të qasshëm e keni edhe trailerin e kësaj kënge të titulluar ‘Merlin’ e cila në përshtypje të parë duket se do të jetë një sukses i garantuar për artistin. /Prive.al/