Arjani mendon se Arbana e ka hequr nga Instagrami shkaku i Borës?

By

Arjan Konomi, nga askund, mendoi të ndate me të gjithë nga nje video “live” në TikTok, faktin që Arbana Osmani nuk e ndjek më në Instagram. Sipas opinionistit të Për’puthen, moderatorja mund ta ketë bërë këtë për shkak të Bora Zemanit.

Në fakt jo drejtpërdrejtë prej saj, por sepse Arjani është shprehur dikur se Bora është prezantuesja më e mirë në Shqipëri dhe Arbanës kjo nuk i ka pëlqyer. Më saktësisht opinionisti u shpreh:

“Arbana më ka hequr nga following (personat që ndjek në Instagram). Unë nuk e kisha marrë vesh, por dikush më shkroi që kur kam thënë për Bora Zemanin që është prezantuesja më e mirë në Shqipëri, atëherë kur ishte momenti i saj i vështirë, siç duket i ka mbetur hatri. Unë nuk e kam hequr nga following. E kam xhan.”

Kujtojmë se Konomi ka qenë për disa sezone pjesë e Big Brother, sigurisht si opinionist, duke punuar kështu me Arbanën. Gjithsesi, ajo që ai thotë është një teori e një ndjekësi apo miku të Arjanit dhe e vërteta ndoshta është krejt ndryshe. Ose ndoshta Arbana s’e ka pasur fare në listën e ndjekësve opinionistin e njohur, thjesht Konomi tani e ka kuptuar. Nuk e dimë, ajo që dimë është se Osmani për momentin është duke jetuar ëndrrën e saj të bërë realitet dhe dramat e Instagram-it, mund t’ja kishin shmangur…

Artikuj të ngjashëm