Argjentina Ramosaj rikthehet me ‘Pse’

By

Ka kaluar një kohë e gjatë prej këngës së fundit të Argjentina Ramosajt.

Jeta e re me statusin familjar e koha e kushtuar djalit ishin dy prej arsyeve kryesore që pasivizuan këngëtaren në këtë pjesë.

Megjithatë, tashmë të gjitha kushtet janë pjekur dhe këngëtarja është gati për rikthimin e shumëpritur i cili tashmë ka edhe një datë!

Përmes rrjeteve sociale, Argjentina ka bërë të ditur se me 2 Mars do publikohet projekti i ri i titulluar ‘Pse’.

Kënga është punuar tek Cricket Beats me tekst të poetit Elhaid Cufi e videoklip të vizuelizuar nga Entermedia.

Duke qenë se baladat e Argjentinës gjithmonë janë pëlqyer e dëgjuar nga publiku, pritshmëritë edhe mbi këtë krijim muzikor janë të ngjajshme. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm