Noga ‘Dajë’ për herë të parë! (FOTO)

By

Muaj më parë emri i këngëtarit Agon Abdullahu i njohur për publikun si Noga ishte ‘kryetemë’ e mediave rozë e kjo për të vetmin shkak, ndarjen me të dashurën e tij Kristela Gjokën.

Historia e shumëpërfolur duket se më është heshtur plotësisht dhe Noga po shijon jetën si beqar teksa nuk mungojnë as femrat për rreth tij.

Dita e djeshme e gjeti atë duke na rikujtuar një ngjarje mjaft të këndshme që ka ndodhur në familjen e tij.

Artisti ka fituar epitetin e të qenurit ‘dajë’ disa javë më parë por vetëm mbrëmë zgjodhi ta bëjë një urim për motrën e tij ku tha:“Me beri ,Zoti me mbes … Urime Motra ime ?? Nora” teksa shihej të mbante në krahë pikërisht mbesën e tij. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm