Pse Soni Malaj e dinte që nuk do hynte as në top 5-shen e ‘Kënga Magjike’

By

Këngëtarja Soni Malaj, si e ftuar sot në emisionin hejWazzup! në Klan Kosova iu rikthye pak edicionit të fundit të festivalit ‘Kënga Magjike’.

Ajo foli mbi këngën e saj ‘Për vete më mbaj’ e cila u pëlqye shumë nga publiku duke qenë e kompletuar në ritëm e performancë por që nuk u rangua lartë nga votat e kolegëve.

E këtë këngëtarja dukej se e kishte pritur!

Në intervistë, ajo tregoi se këngët që korrin sukses janë baladat, zhanër me të cilin ajo nuk kishte dashur të garonte.

‘E dija që kënga ime nuk do hynte as në top 5-she sepse ishte ritmike dhe jo baladë por dua t’i bëj gjërat ndryshe nga të tjerët’ – u shpreh Soni.

Kujtojmë se në një intervistë në prag të finales së festivalit këngëtarja kishte folur mbi një lojë të pistë në ‘Kënga Magjike’ ku madje mediave i ishte kërkuar të shkruajnë vëtëm për Arilenën dhe Rozanën, e cila triumfoi. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm