Kallashi i zbulon projektin më të ri Noizyt (VIDEO)

By

Valltarja, Donjeta Kosumi, e njohur për publikun me nofkën “Kallashi” duket se do të rikthehet me projekt muzikor, por tashmë në rolin e protagonistes në klip.

Ajo do të jetë edhe personazhi kryesor në klipin e projektit  “AK 47” nga Noizy i cili do të jetë shumë shpejt i gatshëm për publikun.

Por, ende pa arritur data finale e lansimit Kallashi nuk ka mundur të durojë dhe ka publikuar një video të saj teksa në sfond dëgjohej pikërisht projekti i artistit në fjalë.

Për më tepër detaje shikoni videon e mëposhtme. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm