Çka i ndodhi Sinanit sot në aeroplan?!

By

Këngëtari i njohur, Sinan Hoxha, po vazhdon të tregojë së është ndër artistët më preferuar të publikut shqiptar.

Këtë na e vërtetojnë më së miri edhe kërkesat e shumta që shkojnë në drejtim të tij për performanca të ndryshme nëpër botë.

E natyrisht se kur kemi këso lloj angazhimesh mjeti më i shpejtë i lëvizjes mbetet, aeroplani.

E për këtë të fundit Sinani në disa intervista ka treguar se e ka fobi mjaft të madhe andaj e ka edhe shumë problem të udhëtojë me të.

Sidoqoftë ndonjëherë nuk ka rrugëdalje tjetër andaj udhëtimi i fundit për në Selanik me aeroplan i ka futur frikën edhe njëherë tjetër atij.

Sipas një fotografie të publikuar në Instagram nga artisti, ai ishte i vetmi pasagjer në këtë destinacion duke i’u shtuar kështu numrit të arsyeve për frigë edhe një detaj sa interesant aq edhe të frikshëm. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm