‘Përgjithmonë’, dhurata e Sonit për Shën Valentin (VIDEO)

By

Pothuajse të gjithë ne jemi dëshmitarë të asaj se çfarë na ka ofruar Soni Malaj ndër vite.

Mes shumë llojeve, balada, është ajo që i ka fjetur më së tepërmi në personalitet këngëtares e cila për një kohë të gjatë nuk solli diçka të tillë për publikun.

Por duket se kjo pritje nuk do të zgjasë më, kjo pasi Soni tashmë ka kompletuar projektin e ri të zhanrit baladë i cili do të jetë si një dhuratë nga ana e saj për ‘Shën Valentin’.

‘Përgjithmonë’ do të titullohet projekti i ri, traileri i të cilit tashmë është i qasshëm për publikun. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm