Këngëtarja Tuna Sejdi në prag të ardhjes në jetë të fëmijës së parë i ka reduktuar në masë të madhe paraqitjet në rrjete sociale.
Megjithatë, setet fotografike nuk po i mungojnë.
Kjo e ka realizuar sot me bashkëpunëtorët e saj, përfshirë grimerin Arbër Bytyqi.
Ky i fundit e ka ndarë një imazh nga prapaskenat ku shihet shtimi në peshë i Tunës që po i rri definitivisht shumë bukur këngëtares.
Kujtojmë se Prive pati raportuar ekskluzivisht se Tuna dhe Patrisi do bëhen prindër të një djali.