Ledri dhe Lumi po vijnë në bashkëpunim, mësoni detajet ekskluzive

By

Fillimi i vitit ka qenë pak i heshtur në numrin e krijimeve muzikore por duket se pas pushimit në Janar, emrat e njohur të skenës janë gati për të ‘bombarduar’ me projekte.

Në këtë grup hyjnë edhe dy repërt prej më të pëlqyerve, Ledri Vula dhe Lumi B të cilët po vijnë në bashkëpunim.

Këtë e ka paralajmëruar në rrjetin social Snapchat, menaxheri i të parit, Faton Shoshi.

Prive.al ka arritur të mësoj se dueti mes Ledrit dhe Lumit tashmë është gati dhe ka një datë tek e cila mendohet se do jetë gati për fansat.

Nga burime pranë artistëve, mësohet se ky projekt sipas gjitha gjasave do të publikohet me datën 10 Shkurt.

Këngës gjithashtu do t’i bashkangjitet edhe videoklipi i cili është xhiruar në Hamburg të Gjermanisë.

Numërimi prapa vetëm se ka filluar… /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm