Trendit të lidhjes LIVE në Instagram, si opsion i hapur dy-tre ditët e fundit për masën nuk i ka shpëtuar as këngëtarja Beatrix Ramosaj.
Trixa, pak e padisponuar ditën e djeshme, e ka kaluar mbrëmjen në studio nën shoqërinë e vëllait të saj, Albanit dhe miqve virtualë.
Çdo hap në studio mbrëmjen që lamë pas është përcjellur nga ndjekësit e këngëtares e cila nuk është rezervuar edhe në konsumimin deri në një masë të alkoolit bashkë me Albanin.
E kjo i ka rënë në sy nënës së dy artistëve të talentuar e cila përmes hapësirës së komenteve ka pasur mesazh të qartë – moskonsumimin e alkoolit.
Ndryshe, konkretizimi i punëve në këngën e re të Beatrix pritet të ketë fryt final këngën që mendohet të publikohet nga mesi i muajit Shkurt. Ajo do jetë më ritmike, ndryshe nga baladat e këngëtares që janë të shumta në numër. /Prive.al/