Kush është vajza që po i bën dhurata reperit Capital T?!

By

Krahas vështirësive, një prej pluseve të të qenurit të famshëm pa dyshim se është dashuria e pakusht që merr nga fansat të cilët inspirohen nga muzika që bën.

Krahas dashurisë, për fytyrat publike nga ana e fansave nuk mungojnë shpesh as dhuratat.

E tillë ka qenë një që reperi Capital T e ka pranuar së fundmi.

Bëhet fjalë për një portret të realizuar kohë më parë nga piktorja Marigona Toma e cila është fenomen në rrjete sociale falë aftësive të jashtëzakonshme në vizatim.

Tek disa javë pas realizimit të portretit, Toma ka arritur t’ia dorëzoj personalisht vizatimin reperit i cili i gëzuar nga puna e bërë, e ka falemnderuar vajzën në rrjete sociale. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm