“Mos ma luaj toshën”, përplasja mes Anës dhe Xhulit në darkën e të nominuarve (VIDEO)

By

jatë darkës së mbrëmshme të shtruar nga “Vëllai i Madh”, ka ngjarë të kishte edhe një përplasje në mes të Anës dhe Xhulit.

Ana ka thënë se Xhuli jo rrallë herë del kundra fjalëve të veta, ndërsa kjo e fundit duket të mos e ketë kuptuar edhe mirë, çka bëri që artistja nga Peja të acarohet pak.

“Kam dyshimet e mija tek Xhuli, për shumë tema që i flet, sepse veç i thotë në ajër dhe në momente të caktuara, del krejt kontra asaj që ka thënë, si të ishin fjalë të mësuara përmendësh, por nuk janë askund të bazuara”, ka thënë Ana për Xhulin.

“Besoj më kupton se për çfarë e kam. Mos ma luaj ‘toshën’ se nuk je toshë’, e din shumë mirë se çfarë po flas”, ka shtuar Ana.

Por, si ka reaguar Xhuli? Kuptojeni, përmes videos në linkun e mëposhtëm.

Artikuj të ngjashëm