Edhe ish-Miss Kosova me set fotografik

By

Nisi rreth dy vite më parë ndër pak fytyra publike për t’u shndërruar më pas në një lloj tradite e cila me theks të vecantë është përhapur sivjet.

Pothuajse nuk ka mbetur as edhe një fytyrë publike pa realizuar një set fotografik në prag të festave të fundvitit.

E fundit që i është bashkangjitur ‘valles’ është ish-Miss Kosova 2006, Besa Gashi e cila ka realizuar me Norik Ukën një set fotografik profesional bashkë me vajzën e saj, Kjarën.

Në disa foto të ndara me ndjekësit në rrjete sociale, Besa shkëlqen qoftë me imazhin që reflekton qoftë edhe me linjat trupore për cdo lakmi përkundër se mund të ketë kaluar një dekadë nga koha kur edhe u zgjodh si më e bukura e Kosovës. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm