Operohet Elgit Doda

By

Vetëm një ditë pas ditëlindjes së tij, këngëtari i njohur Elgit Doda është hospitalizuar.

Në një prej spitaleve private të Tiranës, ai është nënshkruar një operacioni i cili fatmirësisht ka përfunduar me sukses.

Lajmin e ka bërë të ditur sot vetë Elgiti i cili pasi ka marrë veten, ka shfrytëzuar rrjetet sociale për t’i njoftuar ndjekësit me zhvillimin duke i falemnderuar gjithë stafin mjekësor që janë përkujdesur për të gjatë kohës së shtrimit në spital.

Ndonëse nuk ka treguar se cfarë lloj operacioni i është nënshtruar, mjekët e përmendur në postimin e bërë figurojnë si ortoped të njohur dhe si rrjedhojë, kjo duhet të ketë qenë fusha e ndërhyrjes. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm