Dyshja e njohur e skenës tonë Nysret dhe Albatrit Muqiqi përpos gjakut tjetër të përbashkët kanë edhe profesionin.
Babë e bir që të dy këngëtar të suksesshëm e shumë të dashur për publikun ditë e më tepër po rrallojnë takimet e tyre.
E kjo po ndodh për arsyen e vetme të angazhimit të madh të tyre nëpër mbrëmje muzikore gjë që po i pamundëson dyshes edhe qëndrimet e përbashkta.
Sidoqoftë ‘takim’ mjaft i veçantë mes tyre ndodhi sot kur të dy rastisën në semafora në kryeqytet.
E këtë moment të rrallë e fotografoi Albatriti i cili e publikoi në Instagram ku u shpreh se vetëm në semafora po munden të takohen mes vete njëherit duke treguar edhe dashurinë e madhe që ka për të atin. /Prive.al/