Nata e parë në “Kënga Magjike” (FOTO)

By

Mbrëmë filloi nata e parë e edicionit të 18 të festivalit Kënga Magjike, e siç e do tradita kënga fituese e vitit të kaluar e hap festivalin, por në munges të Aurela Gaçes e cila pikërisht dje lindi vajzën e dyt, kënga  ‘Akoma jo’ u interpretua nga prezantuesit e festivalit Ardit Gjebrea dhe Elia Zaharia Zogu.

Në skenën madhështore  interpretuan  gjithësej 24 artistë e emra të njohur si: Tiri, Era Rusi, Alban Ramosaj, Eranda Libohova, Xhesi Kanani, Florian  Nazifi, Elgit Doda,Berkan Ahmeti, Rozana Radi, Mariza Ikonomi, Arilena Ara, Soni Malaj.

Disa nga artistët dhe pretendentët për çmimin kryesor shkëlqyen me këngët e tyre.

Ajo që emocionoi sallën e nuk u ndalën duartrokitjet për një kohë të gjatë ishte këngëtarja  Rozana Radi e cila interpretoi baladën e saj’ Ma thuaj ti’ një kauzë e cila preku zemrat e gjithë të pranishmëve me interpretimin e saj mahnitës.

Arilena Ara është garuesja tjetër e cila hyn në pretendetntët kryesor këtë vit me këngën ‘Nëntori’. Ajo dukej si një engjull me zgjedhjen e kostumit të bardhë për performancën e saj, me zërin e baladën e mrekullueshme arriti ta emocionoj publikun e pranishëm në sallë.

Këngetarja tjetër, Soni Malaj, elektrizoi skenën me këngën e saj ritmike  ‘Për vete më mbaj’

Ndërsa nga meshkujt ishte artisti i cili po kunkuron në kategorinë  New Artist, Florian Nazifi teska me performancën e tij emocionoi sallën e morri duartokitje të shumta.

Alban Ramosaj e Elgit Doda shkëlqyen me performancat tyre teksa i bujshëm shte dhe rikthimi i këngëtarit Berkan Ahmeti .

Sonte vazhdon nata e dytë e festivalit dhe është herët të flasim për fitusin pasi që ende shumë emra të rëndësishëm të muzikës do të zbresin në skenën e festivalit  si: Tuna, Flaka Krelani, Bruno dhe Aritola Toska, Rosela Gjylbegu e shumë artistë të tjerë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm