Me lajmet që kanë të bëjnë me karrierën si bokser ai na ka bërë të gjithëve të ndihemi krenarë falë arritjeve në sport.
Por, bokseri nga Juniku, Haxhi Krasniqi historikisht anash nuk ka mbetur as me lajmet rozë, cak i të cilave ka qenë shpesh në Kosovë e Gjermani.
Nga një periudhë e qetësisë që pasoi me ndarjen nga Miss Gjermania 2013, duket se më në fund ka sërish të reja.
Sipas të gjitha gjasave, Krasniqi ka gjetur vajzën e tij të ëndrrave dhe kjo lihet të kuptohet nga një fotografi të cilën e ka siguruar Prive.al ku ai shfaqet përkrah një femre.
Nuk dihet saktësisht identiteti i vajzës mirëpo nga burime të afërta mësohet se ajo është shqiptare.
Fotografitë e shpeshta të Haxhiut ku shfaq shtretër dopio duket se më në fund kanë marrë kuptimin e duhur… /Prive.al/