Me cilin reper të famshëm botëror u takua Noizy?! (FOTO)

By

Dita e djeshme shënoi edhe festën më të madhe shqiptare atë të 28 nëntorit.

Organizimet e shumta për nder të saj nuk munguan as në vendet e jashtme kudo që ka shqiptarë, prandaj edhe shumica e artistëve tanë ishin të angazhuar me performanca të shumta në ato vende.

Njejt ndodhi edhe me Noizyn i cili u pa të performonte në Bruksel e duket se ky udhëtim ishte edhe arsyeja e një takimi të rastësishëm me reperin e famshëm botëror The Game në aeroportin e Brukselit.

Noizy nuk hezitoi të publikojë edhe fotografi së bashku me të teksa kërkesat e shumta nga ana e fansave për një bashkëpunim mes dyshes në komentet e fotografisë  ishin më se evidente. /Prive.al/

insta-image-13

Artikuj të ngjashëm