Reperi Ledri Vula përpos sukseseve që po i shijon me projektet e reja të cilat po pëlqehen jashtëzakonisht nga publiku i suksesshëm po arrinë të tregohet edhe në sferën e biznesit.
Muajt e parë të këtij viti e gjetën atë të angazhuar në një kampanjë marketingu për brendin “Devolli Princ Caffe” ku njëherit ishte edhe imazh i kompanisë.
Duket se nga ajo marrëveshje të kënaqur u ndanë të dyja palët pasi që mbrëmja e kaluar i gjeti përsëri në një tryezë duke diskutuar për kontratë të re për vitin 2017.
E se a do të vijë përsëri Ledri me ndonjë këngë sikurse ‘Kings’ e cila ishte pjesë e fushatës së kaluar kjo do të mund të kuptohet me kohë. /Prive.al/