Çfarë po ndodh?! Letra mbërrijnë në adresë të artisteve të njohura

By

Në epokën e depërtimit të teknologjisë së fundit, shumica prej nesh me gjasa nuk mbajmë mend herën e fundit kur kemi dërguar apo pranuar letra.

Megjithatë, një tendencë të tillë duket se e ka rikthyer në vëmendje dizejnatori i njohur Valdrin Sahiti përmes një serie të letrave dërguar individualisht në mënyrë të personalizuar fytyrave të njohura të skenës dhe ekranit.

Liberta Spahiu, Sellma, Tuna, Nora Istrefi, Leonora Jakupi, Lori Hoxha, Besa Kokëdhima e Armina Mevlani kanë pranuar mesazhin e veçantë që ka qëllim një gjë – ftesën për datë 13 Nëntor në shpalosjen e koleksionit privat ‘La Belle Epoque’ në një darkë që nis nga ora 19:30.

Më poshtë ju sjellim letrat, me tekst të personalizuar për secilën prej mysafireve që pritet të jenë të pranishme në event. /Prive.al/

 

 

 

 

Artikuj të ngjashëm