Të reja po vijnë nga Geti: A jeni gati?!

By

Në deklarimin e parë publik pas publikimit të këngës ‘Ajo’ në bashkëpunim me Majk, lideri i Babastars e kishte shpallur të ‘mbyllur’ vitin 2016 për suksese të projekteve të reja muzikore.

Megjithatë duket se vetë Geti nuk është përmbajtur dhe pas disa muajsh pushime e koncerte, ai i është rikthyer studios.

Mbrëmë dhe në ditët në vazhdim, Selimi i është përkushtuar punës në këngët e reja për të cilat ai do bashkëpunojë me Kicon.

Meqenëse në studio janë parë edhe emrat tjerë nga grupi, nuk dihet saktësisht nëse po punohet në projekte individuale apo në bashkëpunime të reja që brenda për brenda Babastars janë shtuar mjaft kohëve të fundit. /Prive.al/

image-0-02-05-eb6ae6d3ccd3ee0e3c3dcfde9fc7dbc4cdb7129415002882512727da663c2fc2-v

Artikuj të ngjashëm