‘Kështu rrezikon qytetarët reperi në rrugët e Prishtinës’ ishte edhe titulli i lajmit që qarkulloi ditë më parë nëpër media i cili kritikonte reperin Bim Bimma për ‘mos kujdesinë’ e tij pasi që kishte dalur të shëtitet me qent e tij në rrugët e kryeqytetit teksa ata ishin lënë krejtësisht të lirë.
Veprim ky i që nga gazetarët u cilësua si i rrezikshëm pasi me këtë veprim ai mund të rrezikonte qytetarët.
E lajmi në fjalë duke se e ka revoltuar tej mase kolegun e tij reperin Lyrical Son i cili përmes një postimi në profilin e tij në instagram i doli në mbështetje mikut të tij duke kritikuar ashpër gazetarët për lajmin në fjalë.
Ja edhe reagimi i plotë i reperit: “Shembulli konkret i gazetarise Amatoreske ?…!!! Jo bre Tigra jon po si keni pa mire… Keta qenusha jon te races Pit Bull ma saktesisht (Tom Garner Kennels edhe Hammond), e jo Rottweiler, por po me duken me te shkolluar, me te menqur dhe sigurt me te pa demshem se ju qe shkruani ksi artikuj..!!! P.S. Keta dy loqkamana, jon te vaksinum, kan dresur te plote dhe jane ne kontroll totale te pronarit… M A R R É ?..!!! /Prive.al/