Rrjetet sociale tash e një kohë janë bërë pjesë e pandashme e jetës së secilit prej nesh.
Fytyrat publike janë ata të cilët po përfitojnë më tepër nga këto rrjete sociale ku edhe po e shfrytëzojnë si mjet promovimi.
E këtij trendi nuk i ka shpëtuar as trashëgimtarja e Top Medias Lori Hoxha e cila është tejet aktive në Instagram ku edhe ka të grumbulluar një numër të madh të ndjekësve.
E sot bukuroshja publikoi një fotografi e cila u pëlqye dhe u komentua nga shumë fytyra publike.
Më i veçanti ishte ai i prezantueses Alketa Vejsiu e cila e komplimentoi bukuroshen duke e quajtur atë “Yll me 7 cepa”
Duket se pavarësisht rivalitetit mediatik që kanë ato gëzojnë raporte të mira mes vete.