Tjetër shtatzëni në horizont: Çifti i njohur së shpejti prindër për herë të parë?!

By

Kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre rreth një vit më parë kur edhe shkaktuan bujën e madhe në portale për çështjen e uniformës së pjesëtarit të FSK-së.

Por, nga ajo periudhë nuk është se kemi dëgjuar risi tjera nga çifti Korab Shaqiri e Lulkaçela Jashari.

E duket se më në fund pas shumë viteve të lidhjes së dashurisë, rradha është për fëmiun e parë. Prive.al nga burime pranë çiftit ka arritur të mësojë se Lulkaçela është disa muajshe shtatzënë dhe se dyshja janë parë në një prej qendrave private gjinekologjike të kryeqytetit për kontrollet rutinore.

Prive.al ka kontaktuar edhe Korabin për të marrë konfirmimin por këngëtari i njohur ka vendosur të mos prononcohet në lidhje me këtë çështje.

Ndryshe, dyshimet janë përforcuar për faktin se tash e një kohë, Lulkaçela nuk ka postuar foto të plotë në rrjete sociale duke fshehur gjithmonë barkun. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm