A e pagoi Butrint Imeri këngëtaren greke për bashkëpunimin e tyre?! (VIDEO)

By

Këngëtari i ri Butrint Imeri këtë javë ishte pjesë e emisionit Prive ku shpalosi shumë gjëra mbi projektet e tij të reja e nuk u la pa u pyetur edhe për të shkuarën.

Ai foli për projektin e ri “Papa” që do ta sjellë atë në bashkëpunim me Elinel ku tregoi se kush u përkujdes për muzikën e kësaj kënge dhe kush e shkroi tekstin.

Mes tjerash Butrinti nga gazetarja Maki Bajrami u pyet edhe mbi bashkëpunimin që pati ai me këngëtaren e famshme Eleni Foureira.

Ai përveç bujës së madhe që mori me këtë këngë pati edhe akuza nga mediat se kinse ai e kishte paguar këngëtaren e huaj që të bashkëpunonte me të.

Por si erdhi deri te bashkëpunimi mes tyre dhe sa janë të vërteta këto akuza mund ta kuptoni nga vet ai përmes kësaj video. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm