Duke qenë se e ka mirë me shumicën dërrmuese të kolegëve të tij, reperi shqiptar Gold AG shpesh poston foto me emra të njohur të skenës muzikore shqiptare gjatë koncerteve nëpër Europë.
Por, koncerti i fundit me Mentor Kurtishin në Zvicërr ka pasuar me një fotografi pak më të veçantë për faktin se në ekip ka qenë edhe një prej femrave më seksi shqiptare – Zaimina Vasjari që gjithashtu ka performuar për publikun shqiptar atje.
E vendosur në mes të dy meshkujve shumë të pëlqyer të estradës, Zaimina duket se po e shijon shumë pozimin para aparatit.
Poor, me gjasë jo aq sa Goldi i cili nën përshkrim ka deklaruar me shaka se po ‘vuan’! /Prive.al/