Ja si i feston klikimet e klipit Dhurata Ahmetaj!

By

Dhurata Ahmetaj edhe pse nuk  ka shumë vite në skenë, është bërë mjaftë e pëlqyer nga publiku dhe ka siguruar një audiencë të gjërë.

Falë talentit të saj ajo tani është shndërruar në një prej emrave më të njohur të skenës.

Ajo ka sjellë shumë hite verore, ndërsa e njohur ishte edhe kënga “Shumë o ka ma don” me këngëtarin e njohur Blero, e cila ende vazhdon të mbetet e dëgjuar.

Projekti i fundit i këngëtares i lansuar një muaj më parë është kënga me titull “Gabim” për të cilën po e shijon suksesin. Në fotografitë e fundit të postuara nga Dhurata në profilin e saj të Instagramit ajo ka falendëruar të gjithë për klikimet të cilat kanë kapur shifrën rreth 1milion. Ajo po e feston këtë arritje me një gotë verë./prive.al/

Artikuj të ngjashëm