Është përshkruar nga shoqëria e saj si femër e fortë dhe e pavarur e poashtu edhe e suksesshme.
Karrierën si këngëtare e kishte filluar që në moshë të re nëpër festivale të ndryshme siç është edhe “Kënga Magjike” ku jemi mësuar ta shohim vazhdimisht me balada.
Përveç këngës karrierën e saj si artiste po e vazhdon edhe në fushën e fotografisë, ndërsa nuk ka shumë kohë që këngëtarja është bërë nënë.
Në fotografinë e fundit të postuar në llogarinë e saj në Instagram, Rezarta ka treguar si ka qenë para 11 viteve, e që duket nuk ka shumë ndryshim nga mënyra se si duket sot. /Prive.al/