Kë takoi Era sërish në Londër ?! (FOTO)

By

Senzacioni i muzikës pop Era Istrefi e cila me projektin e saj ‘Bonbon’ morri vëmendjen e gjithë botës nuk po pushon në asnjë moment nga agjenda e ngjeshur.

Duke qenë vazhdimisht në lëvizje shkaku i punëve, Erës po i rastis shpesh të vizitojë metropolet e mëdha botërore.

E kur këngëtarja shkon në Londër, takimet me një person shumë të dashur janë të pashmangshme.

Bëhet fjalë për motrën, Nitën me të cilën Era është parë teksa argëtohet në një prej kafiterive të kryeqendrës britanike.

Ndryshe, në Londër tashmë është edhe producenti Big Bang me të cilin, menaxheri Faton Shoshi ka paralajmëruar gjëra të mëdha në muajt që vijnë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm