Albëria me të bijën shkëlqejnë në sy të Leonardo Di Caprios !

By

Këngëtarja e famshme Albërie Hadërgjonaj e cila kohë më parë ishte konkurente në spektaklin “Dance With Me”, tani i është rikthyer jetës së saj në Amerikë.

Ajo së bashku me vajzën e saj Anxhelinën kanë postuar mbrëmë në profilet e tyre të Instagramit fotografi dhe video nga ceremonia e ndarjes së çmimeve “Cipriani Wall Street” të New Yorkut.

Të dyja kanë pasur mundësi të shohin yjet e tyre të preferuar nga skena e filmit, ndërsa Albërisë i kanë lënë përshtypje Robert De Niro dhe Leonardo Di Caprio për të cilët edhe ka postuar video.

Mbrëmja është mbajtur për nder të regjisorit të famshëm amerikan, Martin Scorsese, dhe padyshim që nënë e bijë kanë shkëlqyer. /prive.al/

Artikuj të ngjashëm