Aktori i famshëm shqiptar, Blerim Destani ka postuar dje në profilin e tij në Instagram një fotografi nga kryeqyteti i bukur i Francës, Parisi.
Sipas burimeve të Prive.al, arsyeja që Blerimi ka marrë rrugën për Paris është të marrë pjesë në një audicion për film. Por, detajet më të hollësishme se për çfarë filmi bëhet fjalë nuk janë bërë ende të ditura.
Projekti i fundit filmik i Blerim Destanit i cili edhe është shfaqur nëpër kinematë e Gjermanisë, Zvicrës dhe Shqipërisë, ishte filmi “Alarm Fur Cobra 11”.
Ndryshe Blerim Destani mbetet një ndër aktorët më të njohur të skenës filmike shqiptare. /prive.al/