Aventurat e Capital T !!!

By

Reperi shumë i dashur për publikun Trim Ademi i njohur me emrin e artit si Capital T për momentin është duke eksploruar vendet më të bukura ne Skoci.

Ai ka vendosur që të mos prononcohet për media deri në fund të këtij viti për arsye se ka vendosur që ti përkushtohet edhe më tepër hobit të tij fitnessit si dhe krijimit të këngëve të reja.

Gjatë kësaj kohe ai do sjellë projekte të reja ku njëra ndër to është edhe kënga me 2po2 dhe Elvana Gjatën.

Ai sot përmes profilit të tij në instagram ka deklaruar edhe për çështjen ku e gjenë inspirimin duke thënë se atë e gjenë vërdall në natyrë.
Pavarisht kësaj pauze ai duket se po e shijon shumë këtë kohë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm