Numërimi prapa ka filluar dhe tashmë kanë mbetur vetëm një ditë deri në nisjen e finales së spektaklit ‘Miss Kosova 2016’.
Vajzat janë përgatitur siç edhe i kemi parë çdo natë në reality-show ‘Rrugëtimi drejt Miss Kosova 2016’ por tashmë ekipi është kompletuar edhe me një komponent shumë të rëndësishëm. jurinë që këtë vit është homogjene me përbërje 100% femërore.
Ikona të bukurisë nga e gjithë bota kanë zbarkuar sot në Prishtinë për të qenë gati në punën e madhe që i pret nesër.
Mes jurisë, spikat bukuroshja Almeda Abazi që ka marrë rrugë nga Stambolli për evenimentin, teksa në përbërje janë edhe Tereza Fajskova, Miss Earth 2012, italania Valeria Altobelli, dhe Miss Danimarka 2004.
Kujtojmë se spektakli që nis nesër me fillim nga ora 21:00 transmetohet direkt në ekranin e Klan Kosova.