Surpriza nga Tuna po vjen!

By

Pas një periudhe të pauzimit të shkurtër nga projektet falë koncerteve të verës, duket se shumica e këngëtarëve i janë rikthyer studios dhe xhirimeve.

Në mesin e tyre, edhe Tuna që pas ‘Dy tima’ do sjellë projektin e ri të cilit dje dhe sot është duke ia realizuar videoklipin.

Burime të Prive.al pranë këngëtares bëjnë me dije se në rradhë nuk është ndonjë bashkëpunim por sërish këngë solo.

Projekti do jetë i publikuar brenda pak javësh teksa interesimi është i madh për të parë se çka po sjell Tuna në vazhdën e kaptinës së re të rrugëtimit të saj artistik.

Ndryshe, pas këtij krijimi muzikor, nëse çdo gjë shkon sipas planit, ai që pritet është bashkëpunimi me Yll Limanin, artistin shumë të komentuar së fundmi për relacionin me Tunën. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm