Mykonos, ishulli i famshëm grek jo shumë kohë më parë frekuentohej vetëm nga yjet botëror.
Përjashto ndonjë futbollist shqiptar, destinacioni ishte pak i prekshëm për të tjerët. Por së fundmi, dyndjes së madhe drejt këtyre destinacioneve nuk i ka shpëtuar as edhe një prezantuese e njohur.
Bëhet fjalë për bjonden bukuroshe Viola Spiro që mes tjerash ka pasur mundësinë që të shkrep një foto me Nicole Scherzinger.
Këngëtarja e njohur pas rrëmujës së vitit të kaluar me Pajtim Kasamin duket se sërish s’ka mundur t’i ndahet shqiptarëve me dallimin e vetëm se këtë herë e ka takuar Violën në rolin e një fanseje. /Prive.al/