Filmi kosovar “Bota Jonë”, premierë në Festivalin e Venecias

By

Mbrëmë në Festivalin e Filmit në Venecia është shfaqur filmi kosovar “Bota Jonë”.

Filmi, nën regji të Luana Bajramit, ndërsa pos tij janë shfaqur edhe dy filma tjerë me aktorë kosovarë.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Republikës së Kosovës Hajrulla Çeku në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar për këtë ngjarje, duke thënë se kështu kineastët e Kosovës po e shfaqin talentin në ngjarjet më të mëdha të filmit e artit në botë.

“Premiera e filmit “Bota Jonë” nga regjisorja Luana Bajrami u dha mbrëmë në Festivalin e Filmit në Venedik. Gjithashtu u shfaqën “House keeping for beginners”, me aktore Ilire Vinca dhe Rozafa Çelaj, si dhe “A Short Trip” i Erenik Beqirit”, shkroi Çeku.

Gjithashtu shtoi se është krenar me përkushtimin dhe angazhimin e tyre, dhe ju uroi suksese në garë.

Artikuj të ngjashëm