Debakli i rradhës: Vjen goditja e ashpër për P+ nga emri i njohur!

By

Dita e djeshme pati kryefjalë dështimin e performimit nga Bushido në P+ Festival shkaku i problemeve qesharake të tipit ‘Made in Kosova’ për furnizimin me energji elektrike.

Por, nëse menduat se në ditën e dytë të festivalit gjithçka do ishte në rregull me kujdesin e shtuar të organizatorëve për të mos përsëritur dështimin, gaboheni.

Edhe mbrëmja e dytë e festivalit është shoqëruar me probleme të cilat kanë irrituar të pranishmit. Por, ndryshe nga Bushido, një tjetër emër i promovuar shumë, ka reaguar ashpër ndaj drejtuesve të P+.

Dj Sabb, shqiptari i njohur botëror me bazë në Zvicër, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shprehur gjerë e gjatë indinjatën e tij për problemet. Ai nuk ka mundur të performoj më shumë se 30 minuta, besoni apo jo, sërish shkaku i problemeve me gjenerator që duket të mos ketë pasur benzinë.

‘E ndjej që e kam detyrim një shpjegim dhe e kuptoj që gabimet ndodhin, por dy netë rresht, e njejta gjë në të njejtin festival?! A është koincidencë?’ – ka deklaruar mes tjerash në shkrimin e tij, Sabb.

Sikur të mos mjaftonte mungesa e benzinës në gjenerator, edhe pajisja e DJ-ve, CDJ ka rezultuar të jetë e prishur por ka qenë DJ Dalool me një tjetër person ai që në momentin e fundit ka ndërhyrë për ta rregulluar atë.

‘Dario e Dalool, falemnderit që e rregulluat CDJ-në pasiqë askush nuk përreth për ta bërë atë‘ – është shprehur Sabb.

Tutje, DJ i njohur duke i kërkuar falje publikut për performancën e shkurtuar ka thënë se i bie pishman për bashkëpunimin me organizatorët. Nga P+ Festival nuk ka pasur reagim e as koment për këtë zhvillim. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm