Dita e sotme për këngëtaren Argjentina Ramosaj dhe bashkëshortin Dugagjin Fetahu është tejet e veçantë.
Fiks me 21 Korrik 2015, dyshja u bënë për të parën herë prindër me ardhjen në jetë të djalit, Noah, që sot mbush 1 vit në këtë botë.
Prindërit, ndryshe nga shumë të tjerë Noah-s ia kanë shënuar ditëlindjen me tortë menjëherë pas mesnatës kur edhe kanë mbërritur në shtëpi pas dasmës ku ishin të ftuar.
Princi i vogël duket ta ketë shijuar shumë momentin e ditëlindjes e posaqërisht atë të tortës siç edhe shihet në videon e mëposhtme. Urime! /Prive.al/