Dua i ‘rrëmben’ bashkëpuntorin e ngushtë Bebe Rexhës! (FOTO)

By

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dua Lipa, po shijon pak e nga pak ngjitjen e saj që po bën në skenën muzikore ndërkombëtare.

Mes shumë sukseseve të saj me projekte muzikore ajo po has edhe në shumë të mira tjera nga të qenit këngëtare e njohur.

Miqësitë e reja me artistë të shumtë janë ndoshta çmimi më i madh që ajo mund të marrë nga ky profesion.

Fotografia e fundit e publikuar nga vetë ajo e shfaqë atë të shoqëruar nga DJ-i i njohur Martin Garrix i cili ndër projektet më të suksesshme të tij e ka edhe projektin “In the name of love” me këngëtaren tjetër me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha.

Duket se Dua tashmë ka arritur t’i “rrëmbejë” Bebes mikun e saj derisa miqësia e saj me holandezin mund të vërehet edhe në postimin e bërë nga këngëtarja Lipa ku u shpreh se ndihet e frikësuar të jetë e vetme teksa pikërisht aty ndërhynë edhe DJ i cili i dërgon Duas  një ❤. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm