Sezoni i dasmave: Ryva shkëlqen përkrah bashkëshortit

By

Me verën që ka nisur i pashmangshëm për secilin prej nesh është sezoni i dasmave.

E njejta vlen edhe për këngëtaren Ryva Kajtazi e cila pas disa ditëve punë në Stamboll është rikthyer në Kosovë ku mbrëmë mori pjesë në një aheng familjar.

Siç ndodh rrallë herë, Ryva në rrjete sociale ka postuar imazhe përkrah bashkëshortit duke rrezatuar në këtë mënyrë lumturinë përkrah njëri-tjetrit.

Kujtojmë se Kajtazi është tejet e angazhuar me biznesin e saj të fustaneve por së fundmi nuk i ka munguar as skenës muzikore me disa projekte të sjellura në varg njëri pas tjetrit. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm