Ka pak kohë që e ka publikuar projektin e ri ‘Si atëherë’ dhe për të folur rreth kësaj kënge, Adelina Emini ishte e ftuar në emisionin NIN të Klan Kosova.
Por, këngëtarja që ka pasur një diferencë kohore prej projektit të fundit, kur u pyet për angazhimet dha përgjigje tejet të rrallë.
Ajo tregoi se momentalisht ka dy punë, një në televizionin publik dhe tjerën në një kolegj privat si ligjëruese teksa mirë po i ec edhe avancimi akademik.
Adelina tregoi në NIN se është gati për t’a përfunduar doktoraturën në lëminë e ekonomisë të cilën e ka primare.
Ndryshe, këngëtarja është shquar gjithmonë për një performancë shembullore që prej arsimit fillor e të mesëm duke kulmuar në fakultet si ndër më të mirat studente të gjeneratës. /Prive.al/