Dua Lipa me një mesazh të fortë politik!

By

Europa në veçanti dhe gjithë bota në përgjithësi po përcjellin me vëmendje zhvillimet në Britani të Madhe, një ditë para referendumit për largim apo jo të shtetit nga Unioni Europian.

Dy kampet kundërshtare po zhvillojnë një retorikë të ashpër duke mbrojtur pozicionin e tyre dhe në këtë debat janë përfshirë edhe fytyra publike.

E fundit që ka marrë qëndrim mbi çështjen ka qenë Dua Lipa që publikisht është shprehur në favor të qëndrimit të Mbretërisë së Bashkuar në Bashkimin Europian.

‘Bashkë jemi më të fortë. Votoni të mbetemi’ – ka shkruar Dua në postimin ku shfaq kandidatin republikan për President, Donald Trump në pozitë komprementuese.

Këngëtarja nga Prishtina edhe më parë nuk ka hezituar të pozicionohet politikisht si në rastin e përkrahjes për Bernie Sanders pavarësisht faktit se shumë shpesh edhe ka qenë pre e kritikave nga fansat që i kanë këshilluar të bëj muzikë dhe jo politikë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm