Shqipja e Baby G ka avancuar mjaft shumë! (VIDEO)

By

Këngëtarja Baby G që brenda një kohe të shkurtër arriti të korr suksese të mëdha në skenën muzikore shqiptare, sonte ishte e ftuar në emisionin NIN të Klan Kosova.

Në pjesën e dytë, ajo foli për projektin ‘I win’, të parin solo pas hitit ‘Monster’ në bashkëpunim me Getinjon.

Ajo që ra në sy gjatë intervistës ishte fakti se shqipja e këngëtares ka avancuar shumë krahasuar bie fjala me herën e fundit kur ishte në NIN me Getinjon.

Atëbotë, shumica dërrmuese e fjalëve duhet të përktheheshin teksa sonte në bisedë me Alaudinin dhe Meritonin, Baby G fliste shumë më mirë, megjithëse kanë kaluar vetëm pak muaj.

Intervistat e këngëtares muajve të fundit kanë qenë objekt i shakave në rrjete sociale dhe ndoshta kjo dhe qëndrimi i gjatë në Kosovë kanë qenë arsyeja për progesin e tillë.

Bisedën ku Baby G flet për projektin, planet dhe shumë gjëra tjera mund ta ndiqni në videon e mëposhtme. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm