Në çfarë dasme luksoze në Stamboll mori pjesë Remzie Osmani ?!

By

Shumë eksperienca unike e kanë përshkruar rutinën e këngëtares së madhe Remzie Osmani në javët e fundit.

E për t’i ndarë ato, Rema ishte e ftuar në Prive ku në një intervistë me gazetarin Vlorijan Halili shpalosi dy ngjarjet shumë interesante, koncertin tek Adele dhe performancën në një dasëm shqiptarësh në Stamboll të Turqisë.

Për të parën, këngëtarja tregoi se ishte një surprizë nga miq të familjes përshkruar me impresione të jashtëzakonshme.

Pak kohë më parë, Remzija ishte e pranishme edhe në një dasëm luksoze shqiptarësh në Turqi. Atje performoi me vëllaun, Nexhatin dhe band-in, teksa në fund e pa veten në televizionet turke.

Detajet i kuptoni në videon e mëposhtme. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm